Botë
Të paktën 10 të vdekur gjatë një sulmi me automjet-bombë në Mogadishu
26.11.2016 19:45
Të paktën 10 persona e humbën jetën sot gjatë një shpërthimi me atuomjet-bombë në afërsi të një pike kontrolluese të policisë somaleze...

Të paktën 10 persona e humbën jetën sot gjatë një shpërthimi me atuomjet-bombë në afërsi të një pike kontrolluese të policisë somaleze, në hyrje të tregut përplot me njerëz, në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, kumtoi policia lokale.
"I gjithë tregu është shkatërruar, pësuan shumë njerëz. Numri i të vdekurve me siguri do të rritet", theksoi oficeri policor, Abdikadir Farah.
Ai theksoi se tani për tani nuk është konfirmuar vdekja e të paktën 10 personave, ndërsa mbi dhjetë janë të plagosur./mia
