Botë

Së paku nëntë viktima nga uragani Oto në Kostarikë

26.11.2016 20:05

Së paku nëntë persona e humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar në Kostarikë, nga vrulli i uraganit Oto, që më vonë u shndërrua në stuhi të fuqishme tropike, kumtuan autoritetet në këtë shtet amerikanoqendror...

Moti i lig, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme të shiut, shkaktuan derdhje të disa lumenjve, të cilët morën me vete ura dhe dukurinë e rrëshqitjes së dheut.
 
Sipas shërbimit lokl meteorologjik, vetëm gjatë disa orëve kanë rënë reshje të shiut që zakonisht bijnë gjatë një muaji të tërë.
 
Uragani Oto, i cili u krijua në rajonin e Karaibeve, në fund të sezonit të uraganeve, paraqitet mjaft rrallë, paraprakisht e goditi edhe Nikaraguan.
 
Të gjitha viktimat në Kostarikë janë në afërsi të rripit kufitar me Nikaraguan.
 
Të dy vendet ndërmorën masa për ,brojtje të populaltës civile. Njerëzit u evakuuan nga rajonet më të goditura, ndërsa shkollat mbetën të mbyllura.
 
Oto shkaktoi që shpejtësia e erës të arrijë 175 kilometra në roë, por fuqia e saj, sipas analizave të meteorologëve në rajon, po zvogëlohet dukshëm, kështu që në Paqësor uragani u shndërrua në stuhi tropike.
 
Kjo ishte hera e parë pas vitit 1851 Kostarika të godutet nga një uragan.
 
Në fillim të kësaj jave, stuhia e fuqishme e shoqëruar me erë të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut, goditi edhe disa pjesë të Panmasë. Autoritetet konfirmuan se katër persona humbën jetën.
 
Pas uraganit Oto, Nikaragua dhe Selvadori u goditën edhe jnga tërmeti i fuqishëm, që shkaktoi alarm për cunami. Epiqendra ishte në paqësor, 120 kilometra larg brigjeve salvadoriane, por nuk ka njohuri se goditja ka shkaktuar ndonjë dëm./mia