Botë
Në Bari u konfiskuan 1,5 tonë marihuanë e arritur nga Shqipëria
27.11.2016 13:26
Policia italiane, në qytetin port Bari konfirskoi 1.550 kilogramë marihuanë e kontrabanduar nga Shqipëria...

Pas shtatë orë ndjekje nga policia kufitare dhe Guardia di Finanza nga Kepi i Rodonit deri në Mola da Bari,u kap gomonia me sasinë e drogës.
Mjeti lundrues u zbulua rreth orës 20.00 të së premtes në zonën e Ishmit, dhe policia u vu në ndjekje të tij, duke kërkuar ndihmën e Guardia di Finanza.
Në sajë të operacionit të përbashkët, mjeti u ndalua rreth orës 03:00 të së shtunës në Bari. Në pranga janë vënë A.Gj, 34 vjeç, K.M, 26 vjeç dhe G.Xh, 42 vjeç.
Gomonia ishte 9,5 m e gjatë me dy motorra x 350 kf. Në lidhje me këtë rast Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit të Shqipërisë ka shkëmbyer në kohë reale informacion me autoritetet policore Italiane.
Ndërkaq, policia e Vlorës dhe Fierit po ndjekin hetimin për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./mia
