Zjarr në një banesë në Shkup
Shpërthimi i një bombole të vogël gazi për zierje të kafes mbrëmë shkaktoi zjarr në banesën në bulevardin “Jane Sandanski”...

Shpërthimi i një bombole të vogël gazi për zierje të kafes mbrëmë shkaktoi zjarr në banesën në bulevardin “Jane Sandanski”, nga shpërthimi i zjarrit banesa është djegur tërësisht, ndërsa 72-vjeçarja T.Z. ka marrë plagë djegieje në këmbë.
Ajo, siç kumtoi MPB, me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore u dërgua në Spitalin “Shën Naumi i Ohrit”, ndërsa prej atje në “Qendrën Universitare “Nëna Terezë”, ku i janë konstatuar djegie të shkallës së dytë në ekstremitetet e poshtme dhe është ndalur për mjekim të mëtutjeshëm.
Zjarrin mbrëmë në orën 20:45 e ka paraqitur S.M., ndërsa në orën 22:30 është shuar tërësisht nga ekipi i Brigadës zjarrfikëse-Shkup.
Ekspertiza do të kryhet gjatë ditës së sotme.
