Zgjedhjet parlamentare 2016: Partitë prezentojnë programet në terren
Në ditën e shtatë të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, partite politike vazhdojne me prezentimin e platformes se tyre si dhe kandidateve per deputete para simpatizuesve dhe qytetareve te vendit....

Bashkimi Demokratik për Integrim sot do të zhvillojë takime me banorët e Pllasnicës, Krushevës dhe Dollnenit, Partia Demokratike Shqiptare tubim do të mbajë në fshatin Çegran, Aleanca për shqiptarët do të mbajë tubim në Manastirë, Resnjë dhe Krushevë , ndërsa Koalicioni Rilindje me Besë tubim në Tearcë.
Koalicioni "Për Maqedoni më të mirë", i udhëhequr nga VMRO-¬DPMNE¬ do të mbajë tubime në Shkup, LSDM dhe Koalicioni “Për jetë në Maqedoni”, do mbajnë miting në Shën Nikolë dhe Veles. Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi sot mban miting në Sopishtë.
