Maqedoni
BDI: Vendimmarrje konsensuale për çështje ekonomike
27.11.2016 15:19
Një nga 5 përbetimet e BDI-së dhe një nga kushtet për formimin e qebverisë së ardhëshme , është vendimarrja konsensuale për cështjet ekonomike...

Një nga 5 përbetimet e BDI-së dhe një nga kushtet për formimin e qebverisë së ardhëshme , është vendimarrja konsensuale për cështjet ekonomike, thanë një pres konferencë sot bartësi I listëss së BDI-së në njësinë e dytë zgjedhore, Ejup Halimi.
Sipas tij, respektimi I vullnetit dhe interesave jo vetëm politike por edhe ekonomike të shqiptarëve, është imponimi I miratimit të buxhetit me konsensus.
“Në qeverinë e arshëshme, BDI ka vendosur të ketë kryesinë e komisionit ekonomik , përmes të cilit do të kontrollojë drejtpërdrejt të gjitha vendimet e qeverisë…BDI do të udhëheqë këhsillin për zhvillim të barabartë duke garantuar më tej balancë drejt barazisë ekonomike . Një tjetër mekanizëm I vendimmarjes konsensuale do të jetë prioriteti ynë për decentralizim të plotë fiskal. ..do të kushtëzojmë qeverinë e ardhëshme ardhëshme për vendosje konsensuale për buxhetin e Agjencisë për rrugë shtetërore”, shprehet bartësi i listëss së BDI-së në njësinë e dytë zgjedhore, Ejup Halimi.
Sipas Halimit, në 5 pikat e BDI-së janë përfshirë edhe cështjet e hapura politike por theks të vecantë I ëhstë kushtuar barazisë ekonomike.
Sipas BDI-së , për projektet zhvillimore, për ndarjen e buxhetit apo ligjet që dërgohen për miratim në Parlament, nuk duhet të vendoset me mbivotim por me consensus pasi vetëm në këtë mënyrë mudn të mbrohen interest ekonomike të shqipatrëev dhe mund të kemi zhvillim të balancuar rajonal.
REHXEP QAMILI
