Maqedoni

Vejseli: Problemet i zgjidh vota e lirë

27.11.2016 15:40

Partia për Prosperitet Demokratik mbrëme e shpalosi platformën e saj zgjedhore përpara banorëve të fshatrave Llacë dhe Sellcë.

Kryetari i PPD-së Abdylhadi Vejseli dhe njëkohështë bartës i listës në njësin zgjedhore 6 –të, theksoi se PPD e sakrifikoi interesin e saj politik në të kaluarën duke e vënë atë në funksion të interesit kombëtar.
 
Kësaj rradhe, shqiptarët duhet me dinjitet tu thonë stop keqpërdorimeve të ndryshme që koalicioni aktual ia bëri buxhetit të shtetit duke dëmtuar xhepat e qytetarëve duke votuar parti të luftojnë këto të këqia dhe në rradhe të parë PPD-në sepse ne jemi alternativa e zgjidhjes së drjtë të problemeve të akumuluara me vite duke e varfëruar shqiptarin deri në paskaj.
 
“Ne dalim ball llartë dhe me dinjitet para shqiptarëve por ama edhe shqaiptarët duhet të dalin ball lartë që nuk i kan borxh askujtë . sot kanë frigë njerëzit ntë mblidhen nëpër tubime. Nuk i kemi bërë askujtë dëm. Keni votuar  për parti politike keni zgjedh opcione politike , programe politike  nuk e kan qu punën si duhet sot përsëri shqiptarët duhet me ball lartë të ju thonë stop atyre të cilët i degraduan proceset  shqiptarë ne republikën e maqedonisë”, shprehet kryetar i PPD –së, Abdylhadi Vejseli. 
 
Muhamed Halili Anëtari i listës numër 2 në njësinë zgjedhore 6 theksoi se pakoja speciale përmban mbrojtje të fëmijëve, nënave ,të moshuarve, personave me nevoja të posaçme, njerëzve të pastrehë, kujdesi ndaj nënave.
 
Për realizimi e kësaj platforme PPD do të angazhohet për tatime shtesë lojërave me fat, tatime shtesë kazinove të cilat duhet të dislokohen nga hapsirat e qyteteve dhe vendosen lagr vendbanimeve.
 
PPD u këroi të pranishmëve që të votojnë me dinjitet dhe tu ikin zënkava parazgjedhore sepse grindjet ndërshqiptare nuk e zgjidhin problemin por vota e lirë dhe demokratike.
 
REJHANE BUSHI-METAJ