Maqedoni
Ekspertët: Të ndërmerren masa për ndotjen e ajrit
27.11.2016 15:54
Ulja e numrit të madhë të veturave në komunikacion, përdorimi masiv i transportit urban gjatë dimrit, burimet ripërtëritëse dhe ndërtim i ndërtesave sipas standardeve ekologjike...

Ulja e numrit të madhë të veturave në komunikacion, përdorimi masiv i transportit urban gjatë dimrit, burimet ripërtëritëse dhe ndërtim i ndërtesave sipas standardeve ekologjike, mund të kontribuojnë për uljen e ndotjes së ajrit nëpër qytete gjatë dimrit, konstatuan njohësit e huaj të ekonomisë së gjelbërt, pjesëmarrës në konferencën në Shkup në temë “Gjelberimi I ekonomive ballkanike”
“Duhet gjetur mënyra tjera të transportit të qytetarëve nevojitet të ndërtohen ndërtesa më të mira ekologjike me të cilën do të kontriboheshte në të ardhmen për ajr më të pastër të qyteteve. Ndotja e ajrit është problem serioz i shumë qyteteve të cilën më së shumti pësojnë fëmijët dhe pleqtë”, shprehet eurodeputeti Evelin Hajtbroek.
“Problemi me komunikacionin e dendur gjatë stinës së dimrit duhet zgjidhur me rritjen e numrit të madhë të veturave elektronike dhe me përdorimin e transportit publik”, shprehet Borislav Sandov nga OJQ Bullgari.
OJQ-t e vendit thonë se ndotja e ajrit shkaktohet edhe nga hidhja e ushqimit të tepërt nëpër deponit. Ata thonë se me miratimin e propozim ligjit të tyre për deponimin e ushqimit të tepërt të qytetarëve, mund të ulet ndotja e ajrit në Shkup.
“Ndotja e ajrit po bëhet edhe nga hidhja e tepërt e ushqimit nëpër deponi. Përmes propozimit të ligjit tonë për donimin e ushqimit të tepërt synojmë të bëjmë dy gjëra të dobitëshme. Nga njërën anë të mbrojm mjedisin jetësor nga ndotja, ndërsa nga tjetra tu ndihmojmë familjeve sociale që kanë nevojë për ushqim”, shprehet Bllazhe Josifovski nga OJQ “Hajde Maqedoni”.
Në Maqedoni nuk dihet saktë se sa ushqim në vit po hidhen nëpër deponit e vendit, por jo zyrtarisht sipas shoqatës “Hajde Maqedoni” në vit në deponin “Drisla” përfundojnë rreth 1.500 tonë ushqim.
Shkupi, Manastiri Kërçova dhe Tetova janë ndër qytetet më të ndodhura në vend.
REXHEP QAMILI
