Maqedoni
Thaçi: Platformën moderne do ta zbatojmë me veto
27.11.2016 16:05
Partia Demokratike Shqiptare vazhdoi fushatën e saj zgjedhore në Dobërdoll të Gostivarit...

Kreu i kësaj partie, Mendu Thaçi, u zotua para banorëve të kësaj ane se do të anagzhohet për garantimin e të drejtave politike dhe ekonomike të shqiptarëve dhe për ndërprejen emergjente të, siç tha ai, represionit shtetëror.
Sipas Thaçit, platforma e PDSH-së është platformë moderne, e cila do të zbatohet përmes mekanizmit të vetos dhe vendim marrjes me konsensus. E gjtha do të ndodh në bashkëveprim me faktorin ndërkombëtar, theksoi kreu I PDSH-së.
“Shqiptarët e Maqedonisë përmes votës së tyre do ta lënë në historinë e tyre të keqe një politikë që i solli në pozitë të vështirë, pozicion shumë nënçmues. Preogrami dhe platforma e PDSH-së është program dhe platform moderne e cila në bashkëveprim me bashkësinë ndërkombëtare besoj se shumë shpejt do të arrijë që t’i realizojë qëllimet tona. Unë besoj në këtë projekt që e kemi hartuar bashkë, me shumë funksionarë tonë dhe shumë ekspertë dhe besoj që populli shqiptar do t’i jep mbështetje të fuqishme këtij projekti. Projekti është mirë i kombinuar. 1) Të drejtat politike, 2) Të drejtat ekonomike dhe 3) Ndërprerja urgjente e represionit shtetëror mbi shqiptarët”, shprehet kryetari i PDSH-së, Mendu Thaçi.
Sa u takon të drejtave politike, Thaci tha se do të kërkojë të njejtat të drejta që i kanë kroatët në Bosnjë.
“Edhepse janë 11% ata i kanë të drejtat shtetërore të barabarta me popujt e tjerë që llogariten shumicë” – theksoi Thaci.
Sa i takon kërkesës së PDSH-së për ndarje të drejtë të buxhetit të shtetit, Thaci thotë se kjo duhet të ndodh për të parandaluar diskriminimin ekonomik, i cili është shkaktari kryesor për migrimin e shqiptarëve.
“Dhe, e gjithë kjo më pas çon që tokat tona, fshatrat tona, qytetet tona të zbrazen duke shkuar vëllezërit tanë, me famije, në azil. Shkuarja tash është bërë edhe më e rëndë. Nëse më parë njerëzit shkonin në Zvivër, Itali e Gjermani dhe një pjesë të madhe të familjes e kishin e këtu dhe investonin këtu, tani shkuarja e ka emrin Islandë, Zelandë e re, Kanada, etj.. Kjo hemoragji kombëtare e shtërngon shumë trungun e shqiptarëve këtu. Amnistia që është një cështje shumë e rëndësishme, është e pakuptueshme se si mundet shqiptarët të jenë mbi 90% nëpër burgjet e Maqedonisë. Apo mos vallë ne paskemi predispozita patologjike gjenetike që te jemi komb kriminel. S’është e vërtetë. Mbi 90% e këtyre djemve që rrijnë nëpër burgje janë në mënyrë të padrejtë të dënuar. Dhe pjesa tjetër që ngel, në mënyrë të padrejtë u kanë dhënë dënime drakonike”, shprehet kryetari i PDSH-së, Mendu Thaçi.
Gjatë prtezantimit të kandidatëve për deputetë, Thaci tha se kondidatët e tij janë më të përgatitur dhe figura të pastra në aspektin moral.
Në këto vlera u mbështet edhe kandidati I kësaj partie për deputet, Sami Aliu. Ai kërkoi votën e bashkëvendasve të tij dhe u zotua se do të marrë hisen që u takon shqiptarëve në këtë shtet.
“Progresi ekonomik, mirëqenia sociale, vendim marrja e përbashkët, arsimi cilësor dhe mundësitë e barabarta janë objektivat themelore të PDSH-së. Ju siguroj se jemi të vendosur që t’i arrijmë këto synime madhore me përkushtim dhe angazhim të palodhshëm edhepse jemi të vetëdijshëm se në këtë rrugë do të kemi nëpërkëmbëza të shumta. Mirëpo, ne nuk trembemi sepse ecim drejtë dhe më vision të qartë. Ecim drejtë ngase nuk jemi të ngarkuar me afera korruptive. Ecim drejtë ngase e kemi të qartë cakun tonë që është shumë fisnik. Ecim drejtë ngase prapa nesh qëndroni ju të nderuar qytetarë. Sot, si asnjëherë më parë, shqiptarët e kanë humbur dinjitetin e vet, janë të lodhur nga frikësimet, presionet dhe premtimet e rrejshme, të cilat i ngjajnë shkumës së detit”, shprehet kandidati I kësaj partie për deputet, Sami Aliu.
Për arritjen e objektivave të prezantuara para simpatizantëve Aliu kërkoi përkrhajen e votuesve shqiptarë.
“Mbështetja juaj është mandati i jonë, njëkohësisht jemi të vetëdijshëm se detyra do të jetë e jona kurse pushteti i juaji” – deklaroi Aliu.
Barazia sociale është një cështje tjetër me rëndësi, të cilën PDSH e ka vënë në ofertën e saj zgjedhore. Një ndër masat që ofron kjo parti është amnistia, ose falja e borxheve që shqiptarët i kanë shtetit.
“Nëse një shqiptar e zënë duke bërë 1m3 dru, e dënojnë me 2000 euro, ai s’ka 2000 euro dhe e dënojnë dy vjet burg. Kjo është skandaloze dhe kjo me urgjencë do të ndërpritet me miratimin e ligjit për amnisti”, deklaroi Thaci gjatë tubimit në Dobërdoll.
Mbrojtje sociale dhe pensione për pleqtë. Bursa dhe kredi për shkollimin e rinisë shqiptare dhe më shumë punësime në familjet shqiptare, premtoi kreu i PDSH-së, Mendu Thaçi.
Ai tha se është I vetëdijshëm që ky program do të pranohet me vështirësi nga partitë maqedonase por shprehu optimizëm se kjo do të ndodh në bëshkëveprim me faktorin ndërkombëtar.
Prandaj Thaci, kërkoi votën e shqiptarëve për të realizuar platformën dhe programin e PDSH-së.
SHPËTIM NUREDINI
