Maqedoni
Aleanca për shqiptarët: Prioritet cilësisë së arsimit dhe kthimit të besimit
27.11.2016 16:20
Aleanca për shqiptarët mbrëmë në Sllupçan ka prezentuar platformën dhe kandidatët për deputetë në këtë njësi zgjedhore...

Aleanca për shqiptarët mbrëmë në Sllupçan ka prezentuar platformën dhe kandidatët për deputetë në këtë njësi zgjedhore.
“Ne kemi problem me arsimin ,nxënësit fëmijët tanë mësojnë në shkolla të shkatërruara,këtu happen universitete politike ta bëjmë një univerzitet ta bëjmë dhe nje tjetër por ne nuk e kemi rritur atë që e kemi nisur dhe na duhet kualitet ,nuk ëhstë e arsyeshme vetëm ti mbushim me diploma njerëzit dhe pastaj po ata njerëz do të vijnë nëpër vende ku do të vendosin për të ardhemen e fëmijëve tanë”, shprehet kryetari i ‘Uniteti’-t, Gëzim Ostreni.
“Nga kjo situatë sic duket dikush nga katër muaj luftë don të vjedhë për 15 vjet,15 vjet po na vjedhin,15 vjet po pasurohen ,pikërisht në kurriz të kësaj popullate të shumëpërvuajtur ,sa për ilustrim ,këtu prej dy vendeve del tym që asocon fabrika por mos mendoni s ejanë fabrika deponi e egër në Nakushtak dhe një deponi dhe një deponi që e kemi mbi fshat këtu,këto janë investimet e tyre ,investimete tyre janë edhe hapjet e kazinove dhe bastoreve në cdo vendbanim shqiptar”, shprehet bartësi i listës në nj.z 2 nga aleanca për shqiptarët Nexhmedin Sadiku.
Ndërsa në takimin në Çalje, kyetari i RDK-së tha se në 11 dhjetor do të votohet edhe për të kthyer besimin e qytetarëve tek politikanët dhe kjo bëhet përmes politikanëve të rinj.
“Ata të rinjë që janë futur në politikë, kujdesin për shoqërinë duhet ta shohin si një kontratë në mes gjeneratave, ku çdo gjeneratë e ka për obligim që ta shfrytëzojë këtë amanet denjësisht, me kusht që ti jepet gjeneratës pas nesh, pa mos e dëmtuar, dhe me shpresë për ta përmirësuar dukshëm për gjeneratën e ardhëshme”, shprehet kryetari i RDK-së, Vesel Memedi.
Nga Aleanca thonë se janë pjesë e gjeneratës së re dhe do të japin maksimumin për ti përfaqësuar denjësisht shqiptarët.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
