Maqedoni

Ahmeti: BDI çdoherë më e fuqishme

27.11.2016 16:33

Bashkimi Demokratik për Integrim prezentoi kandidatët për deputet të njësisë zgjedhore 6, nga zona e Tetovës...

Lideri i BDI-së, njëherit edhe bartësi i listës të njësisë së gjashtë zgjedhore, Ali Ahmeti, para të pranishmëve u shpreh se BDI do të vazhdojë të qëndrojë e palëkundur në bindjet e saj dhe përbetimeve në të mirën e qytetarëve shqiptarë.
 
Barazia ekonoimike, mirëqenia sociale, cilësia në arsim, vendim marrja konsensuale, e gjuhës shqipe janë çështjet për të cilat Ahmeti u zotua se BDI do ti ketë si prioritete gjatë mandatit të ardhshëm.  
 
Ahmeti tha se ky do të jetë një mandat shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe për statusin  e shqiptarëve të Maqedonisë. Ky vend duhet njëherë e përgjithmon t’i zgjidhë problemet me fqinjët, pasi as në hasmëri e as në probleme të pazgjidhura, neve nuk na krijojnë mundësi e hapësirë për zhvillim e prosperitet, pasi jemi prapa vendeve të zhvilluara, tha Ahmeti, prandaj ai kërkoi votën pasi që sipas tij për tu përballur me këto çështje të mëdha nevoiten kapacitete në të gjitha fushat, sidomos në ndërtimin e politikave dhe tejkalimin e problemeve që nuk kanë kohë për të pritur, dhe ato kapacitetete sipas Ahmetit i ka vetëm Bashkimi Demokratik për Integrim. 
 
“Për të materializuar këto çështje të mëdha, siç është çështja e emrit, statusi i gjuhës shqipe, pavarësisht avancimit që është bërë, për t’u përmbyllur kjo situatë, për tu përmbyllur këta kapituj që përmenda, duhet patur në rradhë të parë guxim, tani njohuri, tani përgatitje të fuqishme për debat dhe përplasje, por përplasje jo të armatosur, por intelektuale e shkencore dhe në fund duhet pritur triumfi. Këto çështje të mëdha nga axhami asesi që nuk bëhen, por bëhen nga misionarë, njerëz të cilët i gjenë vetëm në BDI, njerëz që dinë më së miri të mbrojnë kauzën kombëtare”, shprehet kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti.
 
Ahmeti përsëriti qëndrimin se alternativa apo rruga e vetme e shqiptarëve të Maqedonisë dhe vendit në përgjithësi është anëtarsimi i Maqedonisë në NATO dhe në BE, dhe të gjitha alternativat tjera janë në dëm të shqiptarëve. Shqiptarët me referendum dhe me verdikt janë përcaktuar për NATO ddhe BE, sepse historikisht shiptarët i takojnë Evropës, tha Ahmeti.
 
Prandaj nga BDI edhe gjatë kësaj rradhe apeluan që shqiptarët të mobilizohen dhe të bashkohen dhe të votojnë BDI-n për shkak se në këtë parti janë rreshtuar misionarët, atdhetarët, dhe ata që kanë ndërtuar vepra të cilat i gëzon i gjithë populli shqiptar, pasi që në të klundërtën do të përçahet vota shqiptare, dhe kjo sipas Ahmetit është dëshirë dhe mision i të gjithë atyre që nuk ia dëshirojnë të mirën popullit shqiptar.  
 
Lideri i integristëve, dje u takua edhe me arsimtarë të komunës së Zhelinës dhe me afaristë të kësaj zonë, ku premtoi se BDI do të angazhohet për përmirësimin e cilësisë në arsim, për shkak se sipas Ahmetit arsimi është shtylla kryesore e shoqërisë, ndërsa afarisëtve u tha se BDI prioritet ka investitorët e vendit dhe premtoi se do të angazhohet për sigurimin e kushteve më të mira për biznesmenët e vendit.
 
ERSAN PAJAZITI