Maqedoni

Gruevski premton projekte të reja infrastrukturore

27.11.2016 16:45

Lideri i I VMRO-DPMNE- së dhe njëherit bartës i listës në njësinë e 4 zgjedhore,në tubimin e mbrëmshëm në Kërcovë theksoi se, kualicioni “Për një Maqedoni më të mirë”...

Lideri i I VMRO-DPMNE- së dhe njëherit bartës i listës në njësinë e 4 zgjedhore,në tubimin e mbrëmshëm në Kërcovë theksoi se, kualicioni “Për një Maqedoni më të mirë”, i është përkushtuar ekonomisë, tërheqjes së investimeve dhe hapjes së vendeve të reja të punës. 
 
“Me kujtohet vjeshta e vitit 2005 kur u tubuam në Kërcovë,  me kujtohen ato kohëra kur LSDM-ja  ishte në anën tjetër  përball nesh, përball popullit dhe qëndroi kundër popullit dhe për këtë që atëherë nuk mundën të përmisohen, humbin në cdo zgjedhje pasi që ua kanë këthyer shpinënë popullit  edhe në Kërcovë . Në dhjetë vitet e kaluara, qeveria punonte në të gjitha sektoret por ekonomia, investimet, vendet e punës dhe zvoglimi i papunësisë ishte dhe do të mbeten prioritet më i madh për garniturën politike të VMRO-DPMNE-së. Arritëm të sjellim edhe investime të mëdha amerikane në Kërcovë.” Ki Sevjti Sitems” (KSS), fabrikë e cila ka 710 të punësuar ndërsa plani deri në Vitin e Ri është që të punësohen deri më 750 persona. Plani i tyre ishte që deri në mesin e vitit të ardhëshëm të punësohen deri në 1000 persona por njoftuan se mesi i vitit të ardhëshëm do të arrijë deri në 1100 persona, respektivisht 100 persona më shumë nga ajo që është planifikuar, tha Gruevski. Sipas tij, preokupim kryesor i LSDM-së është vazhdimi i projektit për rekomponimin e shtetit”, shprehet lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
 
Vallë a ishte pak rekomponimi në vitin 2005, tani dëshirojnë rekomponim edhe më të madh. Projekti jonë kryesorë është tërheqja e investimeve të rejaë dhe hapja e vendeve të reja të punës për një përparim të fuqishëm ekonomik, tha lideri i VMRO-DPMNE-së.
 
Në tubimin në Kërcovë, Gruevski, foli  për projektet të cilat i ka planifikuar pas zgjedhjeve, duke thekësuar mes të tjerash se autostrada Kërcove- Ohër do të jetë gati në vitin 2018, në Kërcovë do të rindërtojmë dhe do të lëshojmë në përdorim autostradën Kërcovë – Ohër, në gjysmën e parë të vitit 2018, në gjatësi prej 57 km duke investuar 370 milin euro.
 
Tunelin më të gjatë në Maqedoni në gjatësi prej 2 km, i cili do  të ndërtohet pikërisht në këtë autostradë tha, Gruevski. Ai paralajmeroi edhe autostardë të re  në magjistralen Kercovë-Gostivar, në gjatësi prej 42 km, për realizimin e së cilës do të investohen 350 milion euro. Gruevski nenvizoi se  deri në vitin 2018 do të ketë subvencione dhe per mediat e shkruara.
 
“Për herë të  parë do të  japim subvenvcione për gazetat. Duke pasur parasyshë se interneti është bërë i nevojëshëm në këto hapsira, portalet gjithnjë e më shumë janë bërë me ndikim dhe të rëndësishme, ndërsa gazetat gjithnjë e më vështirë po mbijetojnë. Kjo do të bëhet sipas modelit të Gjermanisë, Francës dhe shteteve të tjera ku shteti i subvencion gazetat për të mbijetuar. Qeveria në vitin 2018 do të subvenciono gazetat sipas kritereve të  drejta shqaroi, Gruevski.
 
Bartësi I listes në njësin e 5 zgjedhore i kualicionit të udhëhequr nga VMRO-DMPNE, Antoinon Milloshovski, sot në Kërcovë prezentoi projekte të reja të cilat janë të parapara në programin “Realiteti”.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU