Maqedoni
Zaev: I kërkon duel televiz Nikolla Gruevskit
27.11.2016 17:01
LSDM në komunën E karposhit në Shkup mbrëmë ka prezentuar progrmin zgjedhore nën moton “Për Jetë, Për Maqedonin”...

Lideri i LSDMS Zoran Zaev mbrëmë nga mitingu në komunën e karposhit i bëri thirje liderit të VMRO-DPMNES Nikolla Gruevskit dhe bashkëpuntorëve të tijë për duel televiziv.
Kryetari i LSDM-s Zoran Zaev theksoi se në maqedoni regjimi gjendet në njërën ane ndersa jeta në anën tjtër.
“Vlente e tërë sakrficia jonë për të vërtetën . vlenenin të gjitha sprovat nëpër të cilat kemi kaluar cdo gjë që kemi mbajtur. Për shkak se e gjithë kjo na ka bërë më të fortë na ka bashkuar të gjithëve për atë sot secili prej nesh është i qartë si ditë e bardhë. Mundë të bëjmë dallime. Regjimi në anën tjetër ndërsa jeta në anën tjtër . Ne jemi për jetë ne jemi për Maqedoninë. Në zgejdhjet e kaluara qendra u zgjua për shkupin ndërsa këtë herë në këto zgjedhje komuna e Karposhit e bënë dallimin Karposhi tërheq fitore për shkupin dhe shkupi tërheq fitore për Maqedonin. Do të kemi një fitore të madhe për qeveri stabile , për reforma serioze për një ekonomi më të mirë në të ardhmen në Maqedonin tonë . Kjo e jona nuk është një luftë për 63 deputet, ato nuk janë llogaritje me numra për në qeveri si ato të gruevskit të humbura që endëron vetëm për të shpëtur për vete. është fitore për jetë për qytetarët e Maqedonisë . Edhe nga këtu i bëjë thirje Nikolla Gruevskit për duel televiziv nëse e ke rëndë të vijë vetë atëherë le ti thirë edhe bashkëpuntorët si nikolla todorov , sasho mijallkov , trajko veljanovskin apo stevçe jakimovskin . Nga gabimi jonë fitoji Stevçe Jakimovski në komunën e karposhit . Nuk na ka shitur neve por ka shitur veten dhe familjen e tij . e din pse ? për para , tradhtarë për para”, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Në komunën e karposhit të shkupit bartësi I listës në njësin zgjedhore numër 1 Stevo Pendarovski theksoi se beson ne fitore sepse në listën zgjedhore janë persona të cilët kanë përvojë dhe do ta ndrysahojnë të ardhmen e maqedonisë. Ai nga banorët e komunës së Karposhit kërkoi të votojnë sepse pasojat e vendit do I kenë të gjithë së bashku. Bartësi I listës në njësin zgjedhore numër 1 nga LSDM Stevo Pendarovski theksoi se toleranca për krimin dhe korupsionin në qeverinë e re do të jetë zero.
“Kjo do të thotë se të gjithë duhet të përgjigjemi pas 11 dhjetorit lsdm nuk do të toleroj krime dhe korupcion ne rënditjen e saj. Kushdo që të jetë nuk do të kalojë pa u dënuar vetëm pse është anëtar I ndonjë familje të gjithë do të përgjigjen sepse ne nuk jemi të gjithë njejtë si këto mafiozët. nëse nuk jemi të gjithë se bashku ata do të na fundosin tërësishtë dhe asgje nuk do të ngelet nga maqedonia”, shprehet bartësi i listës në njësin zgjedhore numër 1 nga LSDM, Stevo Pendarovski.
LSDM mbrëmë gjithashtu mbajti miting edhe në komunën e Gjorçe Petrovit ku prezentoi programin zgjedhor. Zaevi iu drejtua qytetarëve me porosi se Maqedonisë i nevojitet qeveri stabile dhe reformuese, , të japim mbështetje masive për një jetë më të mirë për të gjithë.
Zaevi së bashku me bartësin e listës nga koalicioni i kryesuar nga lsdm në njësinë Zgjehdore numër , Oliver Spasovski folën për masat e parapara për përmirësimin e ekonomisë, për kthimin e parave te qytetarët, për ndaljen e shpërnguljes, si dhe për bashkëjetesë të përbashkët.
Maqedonia është dhe do të jetë shtet unitar, ajo është thurrje e dallimeve, shoqëri multietnike që është përparësia jonë, e jo dobësia jonë. Zaev tha se jemi bashkë me të vetmin qëllim të kthejmë jetën në Maqedoni . Luftuam zëshëm për drejtësi dhe që të kemi paqe sepse ndryshimet po vijnë. Zaev porositi qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj lufte sepse sipas tij, çdonjëri është i rëndësishëm, plani I LSDM-se është lufta për jetë më të mirë.
REJHANE BUSHI-METAJ
