Maqedoni
Popovski: Gjyqsori duhet të vendosë nëse dikush është fajtor
27.11.2016 17:12
Ministri i jashtëm Nikolla Popovski në një intervistë për radion Evropa e Lirë duke u përgjigjur në pyetjen, si një pjesë e të akuzuarve për kriminalitet...

Ministri i jashtëm Nikolla Popovski në një intervistë për radion Evropa e Lirë duke u përgjigjur në pyetjen, si një pjesë e të akuzuarve për kriminalitet në partinë e tij tani premtojnë luftë të pa kompromis me kriminalitetin?, tha se duhet të respektohet prezumimi i pafajësisë dhe autoritetet gjyqësore të vendosin nëse dikush është fajtorë ose jo. Ndërkohë i pyetur se kush do të përfundojë në burg, Nikola Gruevski apo Zoran Zaev, Popovski me përgjigje.
“Për pyetjet e llojit se kush do përfundojë në burg të vetmit që janë kompetente për këtë janë gjykatat në R. Maqedonisë dhe për këtë pyetje më mirë do ishte të përgjigjet gjyqësori në kuadër të procedurës gjyqësore se kush ku do përfundojë”, shprehet ministri i jashtëm Nikolla Popovski.
Në pyetjen si t’i besohet gjyqësorit kur raportet e Komisionit evropian konstatuan se ka ndikim politik në marrjen e vendimeve gjyqësore, ndërsa raporti i fundit konstaton se gjendja ka shënuar regres nga viti 2014 dhe arritjet në procesin e reformave gjatë dekadës së fundit janë rrënuar me implikimet politike në gjyqësor, Poposki thekson se politikanë të caktuar me deklaratat e tyre përzihen në punën e gjyqësorit, por duke mos saktësuar ndonjë emër të politikanit.
Poposki nuk ka përgjigje precize as në pyetjen se cilat janë shërbimet e huaja që e dëmtojne Maqedoninë, por thekson se NATO dhe BE mbeten në agjendën e VMRO-DPMNE-së.
ERSAN PAJAZITI
