SHËNDET

E qeshura, arma kundër humbjes së kujtesës

30.04.2014 14:05

Efektet e dobishme të së qeshurës janë të barabarta me ato të marra përmes meditimit………

Sensi i mirë i humorit, ka një fuqi të jashtëzakonshme për të parandaluar humbjen e kujtesës tek të moshuarit. Ndaj, akti i të qeshurit rrit aftësinë për të kujtuar duke përmirësuar ndërveprimin midis pjesëve të trurit.

Efektet e dobishme të së qeshurës janë të barabarta me ato të marra përmes meditimit. Këtë tezë e vërtetojnë dhe dy studimet e kryera në San Diego të Kalifornisë.

Më pak stres dhe më shumë memorie - Studimi i parë është kryer tek një grup të moshuarit, duke përfshirë diabetikët dhe njerëz të shëndetshëm.

Duke i ndarë në dy grupe; Pjesëtarët që ishin në grupin e parë iu dha të shihnin videot me humor për 20 minuta, treguan nivele të ulëta të kortizolit, një hormon i përfshirë si në rritjen e sheqerit në gjak, duke treguar një performancë më të mirë në testet e kujtesës.

Ushtroni trurin tuaj - Vrojtimi i dytë ka monitoruar efektet e llojeve të ndryshme te videot, humorit, apo të stresit, tek 32 individëve, që iu nënshtruan elektroencefalogramës.

Ata që e kishin parë video argëtuese treguan nivelet më të larta të valëve gama, frekuencat unike që “udhëtojnë” në çdo pjesë të trurit duke aktivizuar nivelet më të larta të integrimit, mes të funksioneve të ndryshme.

Ky është një lloj ushtrimi cerebrale që ju ndihmon më shumë të mbani mend.