Botë

Nikoliç: Serbia nuk do ta njohë Kosovën edhe nëse do të anëtarësohet në BE

27.11.2016 18:44

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka deklaruar se Serbianuk do ta njohë Kosovën edhe nëse do të anëtarësohet në BE...

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka deklaruar se Serbianuk do ta njohë Kosovën edhe nëse do të anëtarësohet në BE.
 
“Serbia do të bëhet anëtare e BE-së, por kushtin që të njohë Kosovën, nuk do ta përmbushë”, ka thënë Nikoliç duke e krahasuar më tej problemin me Kosovën si ai i Krimesë me Krimenë.
 
“Problemin që ka Serbia me Kosovë, e ka edhe Ukraina me Krimenë. Sa i përket Kosovës, BE-ja pranon pavarësinë e saj, Rusia jo. Kur është fjala për Krimenë, Rusia e pranon atë, kurse BE-ja jo”, ka shtuar Nikoliç në një intervistë për “Al Jazzeran”.
 
Mirëpo kjo bie ndesh me përmbushjen e detyrimeve për një fqinjësi të mirë të Bashkimit Europian.
 
Ndërsa, lidhur me temën e Dialogut Prishtinë-Beograd, ai ka thënë se Serbia dëshiron paqe dhe siguri për serbët në Kosovë dhe se Brukseli dhe Prishtina e përdorin për të promovuar dhe forcuar pavarësinë e Kosovës.