Botë

Somali: 20 të vrarë nga shpërthimi i një autobombe

27.11.2016 19:57

Të paktën 20 persona janë vrarë sot nga shpërthimi i një makine-bombë, në një treg të mbushur me njerëz në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu...

Presidenti i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud tha se policia ka arrestuar dy burra, të cilët dyshohet se kanë kryer sulmin e sotëm.

Sipas policisë, një i dyshuar kishte parkuar kamion në hyrje të tregut dhe kur policia i ka kërkuar që ta largojë atë, ai e shpërtheu eksplozivin, pastaj sulmuesi i plagosur kishte tentuar të arratisej, por policia e kapi atë.

Shpërthimi ka ndodhur në tregun që ndodhej pranë aeroportit dhe kolona presidenciale kishte kaluar aty gjysmë ore para sulmit.

Nuk është bërë e ditur nëse kolona presidenciale ishte objektiv i sulmit.