Kujdes me mbeturinat për 1 Maj, gjobat sillen prej 50 deri më 200 euro
30.04.2014 14:08
Gjoba për ndezjen e zjarrit në një sipërfaqe publike është prej 200 eurosh, ndërsa për hedhjen dhe lënien e mbeturinave në natyrë prej 50 eurosh……

Të mos ndizet zjarr dhe të mos hidhen mbeturina gjatë festës së ardhshme të 1 Majit nëse dilet në natyrë, apelojnë kompetentët.
Gjoba për ndezjen e zjarrit në një sipërfaqe publike është prej 200 eurosh, ndërsa për hedhjen dhe lënien e mbeturinave në natyrë prej 50 eurosh.
Nga Qyteti i Shkupit i bëhet apel qytetarëve që të kenë kujdes gjatë qëndrimit në vendet për piknik siç janë Vodno, Saraj, Liqeni i Treskës dhe Matkës, duke paralajmëruar se do të bëhet kontroll në sipërfaqet publike.
