Moti sot në vendin tonë

28.11.2016 09:12

Moti sot në vendin tonë do të jetë i ndryshueshëm me vranësira...

Moti sot në vendin tonë do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me reshje lokale të dobëta të shiut dhe me dukuri të mjegullës nëpër fushëgropa dhe lugina lumenjsh. Nga fundi i ditës dhe në orët e mbrëmjes sërish do të ketë reshje të shiut.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 1 deri 7 gradë, ndërsa e ditës prej 8 deri 15 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira dhe me reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 5 gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 9 gradë.