Dita e tetë e fushatës zgjedhore, partitë në mitingje i prezentojnë programet

28.11.2016 10:26

Partitë politike, sot, në ditën e tetë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare...

Partitë politike, sot, në ditën e tetë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, do t’i prezantojnë programet e veta në takime me qytetarë dhe në tubime nëpër Maqedoni.

Bashkimim Demokratik për Integrim sot e ndërpret fushatën për nder të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit Kombëtar Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sot tubim do të mbajë në Veleshtë.

VMRO-­DPMNE dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” do të mbajnë tubim në Veles.

LSDM-­ja dhe Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” tubime do të kenë në Negotinë dhe Kavadar.

Koalicioni për ndryshim dhe drejtësi do të ketë takime me qytetarët në Qendër dhe me pronarët në Qendrën tregtare, Bit Pazar dhe vende të tjera në Shkup.