Siri: Forcat qeveritare vazhdojnë avancimin në lindje të Alepos

28.11.2016 10:58

Nga Siria raportohet se forcat qeveritare kanë bërë avancime të shpejta....

Nga Siria raportohet se forcat qeveritare kanë bërë avancime të shpejta në pjesën lindore të qytetit Alepo, që janë nën kontroll të kryengritësve, duke i detyruar mijëra civilë që të largohen.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, ka njoftuar se forcat lojale të presidentit ë Sirisë, Bashar al-Assad, dje e kanë marrë kontrollin në lagjet Jabal Badro dhe Baden, që janë në afërsi të rajonit Masaken Hanano, i cili ishte marrë pardje.

Observatori thotë se afro 10 mijë civilë janë larguar nga pjesa lindore e shkatërruar e qytetit Alepo, duke lëvizur në drejtim të rajoneve që janë nën kontroll të qeverisë dhe në lagjet e kontrolluara nga kurdët në Sheik Maksoud.

Njëherësh, dje patën vazhduar luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve në lagjet Sakhur dhe Al-Haidarijah. (REL)