RDK uron 28 Nëntorin
Dita e Flamurit dhe pavarësisë së shtetit shqiptar është kurorëzimi i sakrificës....

Dita e Flamurit dhe pavarësisë së shtetit shqiptar është kurorëzimi i sakrificës së vazhdueshme të më shumë gjeneratave ndër shekuj me synim krijimin e shtetit shqiptar në trojet etnike shqiptare.
Pikërisht falë kësaj sakrifice të madhe dhe ndihmës së faktorit ndërkombëtar, më 28 Nëntor para 104 viteve në Vlorë, Ismail Qemali me patriotët më të mëdhenj të kohës shpallën pavarësinë e Shqipërisë, pavarësi kjo që u legjitimua ndërkombëtarisht në më pak se gjysma e tokave shqiptare.
“Sot, në këtë ditë të madhe për kombin, duhet të konstatojmë me maturi të madhe se shqiptarët vazhdojnë të jenë nën një betejë të vazhdueshme për të rikonfirmuar veten si anëtar të respektuar në familjen e kombeve perëndimore. Sfidat e kombit shqiptar sot janë po aq problematike dhe të rrezikshme si edhe një shekull më parë, kërkohet angazhimi i të gjitha kapaciteteve kombëtare në udhëheqjen e kombit në të gjitha tokat shqiptare që përvjetorit e radhës të mos jenë vetëm kujtime historike, por edhe shpresë dhe ardhmëri më e ndritur për kombin shqiptar. Dita e Pavarësisë është dita e përjetësisë së një kombi, dita më e rëndësishme dhe më jetike për pjesëtarët e tij. Andaj, më lejoni që në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal të gjithë shqiptarëve t’ua uroj Ditën e Flamurit – Ditën e Pavarësisë”,- thuhet në urimin e kreut të RDK-së, Vesel Memedi.
