Manastir, sërish mbishkrime antishqiptare

28.11.2016 13:23

Në ditën e festës së shqiptarëve, në Manastir sërish u shfaqën mbishkrimet antishqiptare....

Në ditën e festës së shqiptarëve, në Manastir sërish u shfaqën mbishkrimet antishqiptare. 

“Vdekje për shqiptarët” dhe “Stop shqiptarizimit të Maqedonisë” janë vendosur në Drejtorinë e parkut nacional “Pelisteri” në Manastir në ditën kur shqiptarët festojnë 28 Nëntorin.

Mbishkrimet janë të njëjta me ato që u vendosën një javë më parë në përvjetorin e Kongresit të Manastirit.

Nga Sektori për punë të brendshme në Manastir edhe kësaj radhe thonë se po hetojnë rastin.