12 mijë refugjatë në Greqi, zjarr në kampin në Nea Kavalla
Në Qendrën e pranimit të emigrantëve në Nea Kavalla, në afërsi të Kukushit, paradite shpërtheu një zjarr...

Në Qendrën e pranimit të emigrantëve në Nea Kavalla, në afërsi të Kukushit, paradite shpërtheu një zjarr, i cili shkaktoi dëm material dhe ka nxitur trazira midis emigrantëve, por nuk ka persona të lënduar.
Zjarri ka shpërthyer në pjesën e objektit që shfrytëzohet si shkollë e improvizuar për refugjatët e rinj dhe ka shkatërruar strukturë prej druri, tre tenda dhe infrastrukturë tjetër.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ishujt grekë ndërkohë përballen me një numër enorm të refugjatëve që kanë hyrë në vend vetëm ditët e fundit.
Autoritetet thonë se në ishujt në Detin Egje sot ka gjithsej 11.801 refugjatë dhe migrantë, përkatësisht 5.918 në Lezbos, 3.701 në Hios dhe 2.182 në Samos.
