Maqedoni

“Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi”: VMRO dhe LSDM në koalicion që të shpëtojnë veten

28.11.2016 15:01

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi ka mbajtur mbrëmë tubim në Sopishtë...

Bartësi i listës në njësinë e parë zgjedhore, kreu i Lidhjes Demokratike, Pavle Tananov, theksoi para qytetarëve se dy partitë më të mëdha në bllokun maqedonas po e ndjejnë frikën nga “Koalicioni për ndryshime”.
 
“Këto ditë edhe në bllokun e majtë të kryesuar nga LSDM, edhe në atë të djathtë të kryesuar nga VMRO-DPMNE, është i pranishëm shqetësimi nga pritja pozitive që qytetarët po i bëjnë kandidatëve për deputetë të “Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi””,- theksoi kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.
 
“Kanë dakorduar mes tyre kohën mediatike, 40% për njërin e 40% për tjetrin. Të dy partitë nuk duan një njësi zgjedhore dhe lista të hapura. Janë marrë vesh të ndajnë pozicionet në listën zgjedhore. Sulmohen mes tyre, ndërsa biznes partnerët e afërt me ta bashkëpunojnë duke fituar miliona”,- u shpreh “Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi”, Jove Kekenovski.
 
Dy partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, pas zgjedhjeve do të koalicionojnë që të amnistojnë funksionarët e tyre, tha në Sopishtë bartësi i listës së “Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi” në njësinë e dytë zgjedhore, Jove Kekenovski.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI