Maqedoni

Zaev: drejtësia do të funksionojë njësoj për të gjithë

28.11.2016 15:42

Maqedonia ka kushtetutë evropiane, e cila i siguron të drejtat e të gjithë bashkësive etnike si dhe siguron një shoqëri për të gjithë...

Maqedonia ka kushtetutë evropiane, e cila i siguron të drejtat e të gjithë bashkësive etnike si dhe siguron një shoqëri për të gjithë, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në mitingun e mbrëmshëm në Veles.
 
Sipas tij, askush nuk humb nëse zbatohet Kushtetuta dhe Ligji. Zaev premtoi se pas 11 dhjetorit në Maqedoni do të kthehet drejtësia dhe do të bëhet rizgjedhje në gjykata dhe në prokurori.
 
Nuk do t’i zgjedhim ne njerëzit, por ata do t’i zgjedhin ekspertë profesional dhe të besueshëm, si dhe ekspertë ndërkombëtarë me përvojë evropiane, tha Zaev duke shtuar se asnjëherë nuk do të gjykohen njerëz të pafajshëm. 
 
“Nuk ka asgjë në këtë botë që mund të më bind të ndryshojmë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe ta ndryshojmë Kushtetutën dhe emrin kushtetues të Maqedonisë, por jam i bindur që Maqedonia do të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së. Koha e gënjeshtrave ka mbaruar për rritjen e pensionit 400 500 denarë. Do të udhëheqim politika të pastra si dhe do të marrë fund, ku 5% do të ketë rritje të pensioneve, ndërsa në anën tjetër shpenzimet për jetë i kemi tre herë më shumë. Përfundoi koha kur politikanët e kanë lëvizur Maqedoninë, prej tani qytetarët do ta lëvizin Maqedoninë, do të lëshojmë 140 milionë euro tek kompanitë e vendit, por jo për pronarët, por për të hapur vende të reja pune, si dhe të rrisim rrogat. Do të ketë reforma të tërësishme në arsim dhe në 100 ditët e para heqjen e testimit ekstern. Gjithashtu do të bëjmë racionalizim të lëndëve dhe vendosjen e praktikës në shkollat e mesme dhe fakultete”,- deklaroi kryetari i LSDM–së, Zoran Zaev.
 
Zaev u ka bërë thirrje edhe administratorëve dhe qytetarëve, të cilët pranojnë subvencione nga shteti, që të mos frikësohen nga Nikolla Gruevski, pasi rrogat dhe paratë e subvencioneve nuk ua jep ai, por i marrin nga buxheti i shtetit, të cilin vetë e mbushin përmes taksave. 
 
Ai premtoi edhe përkujdesje mjekësore falas, rritje të pagës së mjekëve në mënyrë që t’i detyrojnë ata të mbeten në Maqedoni, rritje të subvencioneve për bujqit dhe të rinjtë për hapjen e bizneseve. Zaev gjithashtu tha se kur kërkon që Gruevski të japë dorëheqje, ky i fundit thotë se Zaev sheh ëndrra me sy hapur.
 
Por, Zaev përkujtoi se VMRO nuk besonte as kur LSDM kërkonte ndryshimin e redaktorit të programit informativ në TVM1, duke zgjedhur një gazetar të pavarur, por kjo është sot realitet.
 
“LSDM mbajti fjalën edhe kur tha se do të punojë për sundimin e ligjit dhe të së drejtës dhe kjo sot u bë fakt me funksionimin e Prokurorisë Speciale”,- tha Zaev duke shtuar se LSDM do të fitojë dhe regjimi do të bjerë më 11 dhjetor.
 
REJHANE BUSHI-METAJ