Maqedoni

Ahmeti takon Gruevskin

30.04.2014 18:04

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka takuar sot kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikola Gruevski...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka takuar sot kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikola Gruevski. 
 
Siç bëhet e ditur me anë të një komunikate nga BDI, në takim u bisedua rreth procesit zgjedhor, me ç’rast të dy bashkëbiseduesit vlerësuan pozitivisht mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe atmosferën demokratike dhe të lirë ku u zhvilluan ato.
 
Njëherit Ahmeti dhe Gruevski ranë dakord për formimin e grupeve të punës të cilat do të zhvillojnë negociatat për formimin e qeverisë së re.