Maqedoni
Qendra për liri “Civil”: vazhdojnë presionet mbi administratën
28.11.2016 18:07
“CIVIL” ka raportuar sot për shkelje të reja të Kodit zgjedhor, të cilat i ka vërejtur gjatë monitorimit të fushatës parazgjedhore...

Sipas “Civil” partitë kanë vazhduar të keqpërdorin resurset shtetërore, njëkohësisht vazhdojnë dhe presionet ndaj administratës publike. Sipas “CIVIL”, në këtë periudhë monitorimi janë regjistruar më shumë se 200 shkelje.
“Keqpërdorim të veturave zyrtare apo të transportit publik për prurjet e organizuara të të pranishmëve gjatë mitingjeve të partive politike , kemi punë jo transparente financiare të institucioneve dhe të partive politike, po ashtu keqpërdorim të administratës publike është vërejtur në 23 raste edhe këtu kemi të bëjmë me thyerje të rregullave zgjedhore të aspekteve të ndryshme. Kemi kërkesa ndaj të punësuarve në administratë për të bërë lista me votues të sigurt, kemi presion për të qenë prezentë në tubimet e partive politike”,- tha Petrit Saraçini nga Qendra Për liri “Civil”.
