SHQIPËRI
Shqiptarët në festë, 104 vite nga pavarësia e shtetit shqiptar
28.11.2016 18:19
Shqiptarët kremtojnë sot 104-vjetorin Pavarësisë. Krerët më të lartë të shtetit e kanë përkujtuar të ndarë këtë ditë...

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, ishte pjesë e ceremonisë në Vlorë, ku është ngritur flamuri më 28 nëntor 1912.
Nga ana tjetër, kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, është përulur para varrezave të dëshmorëve të kombit, ndërsa kryetari i Bashkisë pranë institucionit që ai drejton, në sheshin Skënderbej.
Kryeministri Rama ka uruar vetëm në rrjetet sociale, pasi ndodhet në Gjermani, ku është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Ndërsa krye i Kuvendit, Ilir Meta, ka uruar mbarë shqiptarët nga Shkodra.
LULJETA NDOKA
