Botë
Ekipe speciale policore shtesë do të luftojnë kundër terrorizmit në Londër
28.11.2016 21:47
Policia e Londrës në rrugët do të sistemojë ekipe speciale shtesë me qëllim që t'i parandalojë sulmet potenciale terroriste...

Mediat britanike transmetojnë se Policia e qytetit në Londër planifikon që këto patrulla t'i përbëjnë edhe policë në uniforma dhe në veshje civile.
Këto ekipe janë trajnuar që të vërejnë nëse ndonjë individ tregon shenja se është e mundur të kryhet sulm terrorist.
Përfaqësues zyrtarë të policisë deklaruan se ka kërcënim "serioz" nga terrorizmi në Britaninë e Madhe, që do të thotë se mundësia për sulm është e madhe./mia
