Franca fton takim urgjent në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Alepon
Franca ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Franca ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Alepo.
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, e bëri kërkesën pas intensifikimit të luftimeve në zonë dhe, siç tha, rritjes së katastrofës humanitare. Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Brien, tha sot në Bejrut se mbi 16,000 civilë janë zhvendosur nga luftimet në ditët e fundit.
Forcat qeveritare të Sirisë kanë rikthyer kontrollin e disa qarqeve të rëndësishme në lindje të Alepos. Alepo, prejse ka filluar lufta më 2011, ka qenë bastioni më i fuqishëm i opozitës që kundërshton regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Rikthimi i kontrollit mbi qytetin do të ishte fitore e madhe për qeverinë, por jo edhe fundi i luftës kundër presidentit sirian, Bashar al-Assad, tha për BBC-në negociatori i lartë i opozitës siriane, George Sabra.
