“Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi”: Rizgjedhje të përgjithshme të gjykatësve
“Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi” ka realizuar takim me banorët e Shkupit....

“Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi” ka realizuar takim me banorët e Shkupit. Nga ky koalicion paralajmërojnë rizgjedhje të përgjithshme të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, dhe rizgjedhjen e tyre në çdo shtatë vite.
“Ftoj Prokurorinë Publike të mos jetë vëzhguese pasive apo bashkëpjesëmarrëse e grupeve që po qarkullojnë nëpër Maqedoni, por të ndërmarrë aktivitete adekuate në përputhje me ligjin, që do të ishin preventive për tërheqjen e atyre që dëshirojnë t’i shkelin rregullat zgjedhore. Kjo Prokurori Publike i ka të gjitha mekanizmat në dispozicion, i ka të gjitha institucionet shtetërore, përfshi edhe MPB-në. Deri tani nuk kemi informacione se kjo prokurori ka ndërmarrë çfarëdo aktivitetesh, apo të ketë ngritur procedurë parahetimore për këdo që shkel ligjet, pasi edhe sektori joqeveritar, edhe OSBE-EDIHR, edhe ne si “Koalicion për ndryshime dhe drejtësi” dhe si Lidhje Demokratike kemi paraqitur disa raste për shkelje të rregullave zgjedhore”,- theksoi kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.
“Të përkujtojmë rregullativën, përkatësisht sanksionet që parashihen në kodin zgjedhor për të gjitha shkeljet, e sidomos për keqpërdorimin e të drejtës së votës, presionit, manipulimit apo blerjes së votës. Për të gjitha këto, sanksionet janë tejet serioze”,- tha Jove Kekenovski nga “Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi”.
Nga ky koalicion premtojnë edhe zvogëlimin e taksave administrative, të cilat, siç u tha, janë shumë të larta. Po ashtu nga ky koalicion angazhohen për zvogëlimin e numrit të deputetëve nga 123 në 90 deputetë. (Gyltene Sinani, TVM2)
