Maqedoni
50 aktivitete në Maqedoni për “Ditën e Europës”
30.04.2014 18:14
Shënimi i “Ditës së Evropës” do të shënohet me organizimin e 50 ngjarjeve të karaktereve të ndryshme...

Shënimi i “Ditës së Evropës” do të shënohet me organizimin e 50 ngjarjeve të karaktereve të ndryshme, të cilat do të shtrihen në kryeqytet dhe në të gjithë vendin.
Euroambasadori Aivo Orav, theksoi se qëllimi i këtyre ngjarje është të vendosin një linjë të ngushtë të afrimit të qytetarëve të këtij vendi me familjen e madhe evropiane.
Mes ngjarjeve të cilat do të jenë pjesë e shënimit të 9 majit, “Ditës së Evropës”, janë edhe “Dita tradicionale e flamurit evropian”, “Maratona e Shkupit”, “Hepeningu evropian në Shkup”, si dhe shumë debate, ligjërata, gara, ngjarje kulturore dhe festime lokale, të cilat do të mbahen në mbarë vendin.
“Programi do të përfshijë ligjërata dhe debate, po ashtu dhe gara të ndryshme për të rinj në tema që kanë të bëjnë me procesin e qasjes dhe reformat e ndërlidhura, si dhe ngjarje me karakter kulturor dhe sportiv, përfshirë edhe maratonën me rastin e shënimit të “Ditës së Evropës”, 9 majit. Qëllimi i këtij programi është të përcjellim mesazhin tonë kryesor për ardhmërinë evropiane të këtij vendi dhe ta përafrojmë Bashkimin Evropian me qytetarët”, deklaroi euroambasadori Aivo Orav.
Ndërsa zëvendëskryeministri i sektorit të Eurointegrimeve, Fatmir Besimi, tha se me këto aktivitete dëshmojnë përkushtimin e shtetit tonë drejt rrugës evropiane.
“Ne qëndrojmë fort në përqendrimin tonë strategjik për perspektivë euroatlantike, respektivisht integrim të Maqedonisë në Unionin Evropian në drejtim të reformave, politikave dhe mënyrës së jetesës. Shpresoj që këtë vit rekomandimin që do ta fitojmë përsëri për fillim të negociatave me BE-në, këtë radhë presim nga Këshilli i Evropës që ky rekomandim të shndërrohet në datë konkrete për fillim të negociatave”, tha zëvendësministri i Eurointegrimeve, Fatmir Besimi.
Në Dibër, Ohër, Gjevgjeli, Kavadar, Koçan, Manastir, Tetovë, Gostivar, Strumicë, Kriva Pallankë dhe Veles, do të organizohen hepeningje për “Ditën e Evropës”, me qëllim që të kremtohet ideja evropiane në nivel vendor.
Orav theksoi se autobusi i BE-së sërish do të udhëtojë në mbarë vendin dhe do t'i vizitojë Çashkën, qendrën Zhupa, Shemshevën, Rostushën, Josifovën, Novacin, Studeniçanin, Istibanjën, Zërnovcin dhe Nagoriçanin e Vjetër.
ZEJXHANE OSMANI
