Hiqen të gjitha ndalesat për kamionë për shkak të dëborës në rrugë

29.11.2016 14:12

Në orën 13:10 minuta sot është hequr ndalesa për qarkullim e automjeteve të rënda....

Në orën 13:10 minuta sot është hequr ndalesa për qarkullim e automjeteve të rënda transportuese në rrugën Gostivar­-Strazhë­-Kërçovë, informon Qendra dispeçere e NP "Rrugët e Maqedonisë".

Paraprakisht, rreth mesditës ishin hequr ndalesat për kamionë në Gostivar ­ Mavrovë ­- Dibër dhe Gjavatë.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në pjesët më të larta vende­vende me borë të qullët. (mia.mk)