Universiteti “Nënë Tereza”: Konsolidimi institucional, në përputhje me normat ligjore dhe programin e definuar

29.11.2016 14:14

Këshilli i Rektoratit të Universitetit “Nënë Tereza ”-në Shkup....

Këshilli i  Rektoratit të  Universitetit  “Nënë Tereza ”-në Shkup, në mbledhjen e rregullt konstatoi se procesi  edukativo –arsimor  dhe  konsolidimi  institucional i universitetit rrjedh dhe zhvillohet në përputhje  me normat ligjore dhe programin e definuar .

Duke marrë parasysh vonesën në fillimin e vitit të ri akademik dhe me qëllim të përmbushjes së plotë të plan-programit  të studimeve , u  mor vendimi për përshtatjen e orarit duke e shtrirë atë deri në datën 22 janar 2017.

Provimet për studentët  do të organizohen në pjesën e parë të shkurtit  në mënyrë që semestri i dytë të fillojë në kohën e definuar sikurse edhe  në të gjitha universitet tjera .

Më qëllim të përshpejtimit të proceduarve për fillimin e punimeve për ndërtimin e hapësirave të reja për Universitetin Nëna Terezë në Shkup,Këshilli i Rektoratit  mori vendimin për krijimin e Grupit punues  për definimin  e programit për projektin,respektivisht përmbajtjen e çdo njësie të tij në përputhje me standardet më të larta për organizimin e studimeve dhe aktivitetit shkencor me standardet më të larta, thonë nga UNT.