Komisioni ad hoc, procedurë kundër TV Sitel, Nova dhe Alfa
29.11.2016 15:39
Komisioni i përkohshëm për ndjekjen e prezantimit medial në seancën e sotme me tre vota “për”...

Komisioni i përkohshëm për ndjekjen e prezantimit medial në seancën e sotme me tre vota “për”, solli vendime për ngritjen e procedurave kundërvajtëse kundër televizioneve Nova dhe Alfa, për shkeljet e nenit 75, paragrafi 1, të Kodit Zgjedhor.
Me tri votat e njëjta “kundër”, komisioni i hodhi poshtë ndërkohë propozimet për ngritjen e procedurave kundërvajtëse kundër televizioneve Telma dhe 24 Vesti për nenin e njëjtë të ligjit, me të cilin kërkohet raportim i drejtë i balancuar dhe korrekt gjatë periudhës parazgjedhore.
Anëtari i këtij Komisioni, Cvetin Çilimanov, akuzoi se ky institucion është i partizuar dhe politizuar si dhe është vendosur nën kontrollin e LSDM-së.
“Për kundërvajtje të njëjtë, disa televizione rregullisht dënohen ndërsa disa shihen mes gishtërinjve. Mediat maqedonase në përgjithësi raportojnë në mënyrë të balancuar dhe korrekte, u japin hapësirë të gjitha partive që duan t’i paraqesin qëndrimet e tyre para publikut. Shpeshherë disa media dënohen nga Komisioni i përkohshëm për media nga ana e tre anëtarëve të propozuar nga LSDM, sepse gjoja nuk kanë publikuar qëndrime të mjaftueshme të LSDM-së, por më pas këto media thonë se kanë dorëzuar ftesa, por ato refuzohen”,- deklaroi anëtari i Komisioni ad hoc, Cvetin Çilimanov.
Sipas tij, në raportin për këtë javë ka disbalanc për shkak se LSDM-ja nuk kishte aktivitete në bazë të kushteve të parapara në Kodit Zgjedhor, kandidatët për zgjedhjet nuk duhet të prezantohen para fillimit të fushatës zgjedhore.
SANIJE DURAKU
