Maqedoni
Zgjedhja e kryetarit të Gjykatës Penale, Tufekgjiq: të anulohet konkursi
29.11.2016 16:36
Gjykatësi nga Këshilli Gjyqësor, Vlladimir Tufegxhiq, kërkon anulimin e konkursit për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Penale...

Gjykatësi nga Këshilli Gjyqësor, Vlladimir Tufegxhiq, kërkon anulimin e konkursit për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Penale, në të cilin ai konkurron bashkë me Vlladimir Pançevskin dhe Ivan Xholevin.
Tufegxhiq thotë se është e papranueshme mënyra e vlerësimit të kandidatëve nga ana e Këshillit Gjyqësor.
Sipas tij, me këtë vlerësim shkelet parimi i barazisë për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave.
Kjo është hera e parë që Këshilli Gjyqësor në mënyrë të jashtëzakonshme vlerëson kandidatët për kryetarë të gjykatave.
