Maqedoni

Zaev: paga mesatare do të jetë 30 mijë denarë

29.11.2016 18:37

Mbrëmë, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në miting iu premtoi banorëve të qytetit të Kavadarit se ky qytet do të pozicionohet lart në pushtetin e ri ekzekutiv...

Zoran Zaev gjithashtu premtoi se do ketë punësime të reja. Sipas tij, që të ketë përparim, nevojiten politika stabile dhe ekonomike të mira, me një qeveri përgjegjëse për nevojat e qytetarëve.
 
Ai edhe një herë garantoi se do të këtë shërbim mjekësor falas për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. 
 
“Paga mesatare do të jetë 30 mijë denarë, në familje me dy të punësuar këto janë 60 mijë denarë. Do të keni mundësi të ushqeheni shëndetshëm në vend që çdo ditë të numëroni 30 denarë për të blerë bukë, do t'i paguani rregullisht faturat të mos u japin tek përmbaruesit, do ta befasoni fëmijën tuaj me udhëtim për Vitin e Ri në qytetin që ju flet, në vend të që t'ju këputet shpirti kur i thoni se nuk ka. Do t'ju shndrit shtëpia me diçka të re në vend që çdo ditë ta shikoni banesën të pangjyrosur. Nuk arrijnë paratë, ju do ta doni jetën tuaj dhe fëmijët tuaj nuk do të ëndërrojnë të mësojnë dhe punojnë nëpër anije. Nuk ka më që njerëzit të na vdesin në spitale. Pas 11 dhjetorit unë do të jem kryeministër dhe unë personalisht do t'i mbroj qytetarët. Kushtetutën askush nuk do ta ndryshojë, ajo do të respektohet. Maqedonia ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme, e cila do të fillojë  të rregullojë punët, duke filluar nga nevojat e qytetarëve të vendit. Unë jam i vendosur se më 12 dhjetor, kur do të frymojmë lirshëm, do të fillojë të realizohet Plani për jetë në Maqedoni”,- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Zoran Zaev gjithashtu theksoi se do të ndajnë 140 milion euro për kompanitë e vendit për të hapur vende të reja pune.
 
“Kur firmat do të kenë para, edhe qytetarët do të kenë para, dhe ekonomia në vend do të ketë rritje, mbushet arka e shtetit, pas saj do të ketë rroga më të mëdha për të gjithë, për mjekët, arsimtarët, administratorët, gjithashtu do të ketë edhe rritje edhe të pensioneve”,- theksoi Zaev.
 
Ai premtoi se do e kthejë jetën në Maqedoni. Zoran Zaev potencoi se do t’u ndihmojë të rinjve për të hapur biznes personal, duke iu ofruar me të vetmin qëllim që të mos largohen nga vendi.
 
“Të gjithë paratë do të jenë në drejtim të qytetarëve,  duke u përqendruar në pesë pikat kryesore për të ndryshuar për jetë më të mirë në Maqedoni”,- tha ai. 
 
LSDM gjithashtu mbajti mitin edhe në Negotinë, ku prezantoi programin zgjedhor. LSDM e mbajti fjalën edhe kur tha se do të punojë për sundimin e ligjit dhe të së drejtës, dhe kjo sot u bë fakt me funksionimin e Prokurorisë Speciale, tha Zaev, duke shtuar se LSDM do të fitojë dhe regjimi do të bjerë më 11 dhjetor. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ