Botë
Sulmi në universitetin e Ohajos, autoritetet: mund të ketë prapavijë terroriste
29.11.2016 19:12
Pas sulmit të djeshëm në universitetin e Ohajos, hetimeve të policisë i janë bashkangjitur edhe ekspertët e FBI-së...

Pas sulmit të djeshëm në universitetin e Ohajos, hetimeve të policisë i janë bashkangjitur edhe ekspertët e FBI-së, për shkak të dyshimit se mund të bëhet fjalë për sulm terrorist.
20 vjeçari, Abdul Razak Ali Artan, ishte refugjat nga Somalia, që jetonte ilegalisht në ShBA.
Autoritetet janë të sigurt se sulmi ishte i qëllimshëm, sepse i dyshuari e drejtoi makinën mbi një turmë këmbësorësh mbi trotuar dhe më pas doli nga makina dhe filloi të therë njerëzit me thikë kasapi para se të qëllohej për vdekje nga një oficer i kampusit.
Studentët nga frika u barrikaduan në sallat e mësimit dhe në zyra duke bllokuar dyert me karrige.
Në kampusin kryesor të Universitetit Shtetëror të Ohajos ka rreth 60 mijë studentë.
