Maqedoni
Ndalesë për komunikacion për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Kriva Pallankë - VK Deve Bair
29.11.2016 19:48
Në aksin rrugor Kriva Pallankë - vendkalimi kufitar Deve Bair është vendosur ndalesë për komunikacion të automjeteve të rënda transportuese...

Në aksin rrugor Kriva Pallankë - vendkalimi kufitar Deve Bair është vendosur ndalesë për komunikacion të automjeteve të rënda transportuese, informon NP "Rrugët e Maqedonisë".
Nga LAMM-ja, megjithatë, rekomandojnë që automjetet e rënda transportuese të mos përfshihen në komunikacion me pajisje verore dhe detyrimisht ta shfrytëzojnë pajisjen dimërore, e cila është e obligueushme nga 15 nëntori.
"Rekomandojmë që automjete e rënda transportuese të mos nise në rrugë përmes vendkalimeve kufitare pa ndonjë nevojë urgjente. Nëse e kanë patjetër që të udhëtojnë, jashtëzakonisht me kujdes të drejtohen automjetet dhe të mbahet distancë midis tyre", thonë nga LAMM./mia
