Botë

Gjashtë persona i kanë mbijetuar fatkeqësisë ajrore në Kolumbi

29.11.2016 20:07

Shërbimi kolumbian për aviacion civil kumtoi se të paktën gjashtë persona e kanë mbijetuar fatkeqësinë ajrore...

Shërbimi kolumbian për aviacion civil kumtoi se të paktën gjashtë persona e kanë mbijetuar fatkeqësinë ajrore, në të cilën sot në mëngjes kanë humbur jetën mbi 70 persona, duke përfshirë edhe pjesë më të madhe të klubit brazilian të futbollit.
 
Mes të mbijetuarve janë tre lojtarë të klubit brazilian të futbollit Çepekoenze, dy anëtarë të bordit të aeroplanit të rrëzuar dhe një gazetar.
 
Presidenti brazilian Mishel Temer ka lëshuar dekret për tre ditë zie në kujtim të viktimave të aksidentit ajror në Kolumbi.
 
Shërbimi britanik për hetim,e të fatkeqësive ajrore kumtoi se do të dërgojë ekip të vetin të ekspertëve, të cilët do t'u ndihmojnë autoriteteve kolumbiane në hetimin për fatkeqësinë.
 
Pritet një ekip treanëtarësh i hetuesve nesër të arrijë në vendin e ngjarjes. Hetimin do ta kryesojnë autoritetet kolumbiane të aviacionit, ndërsa Britania e Madhe do të marrë pjesë si vend, ku është prodhuar aeroplanin.