Botë
Turqi, gjashtë të arrestuar për zjarrin në konvikt
30.11.2016 10:26
Autoritetet turke kanë arrestuar gjashtë persona në lidhje me zjarrin në konviktin e shkollës së mesme për vajzat, nga ku mbetën të vdekur 12 persona...
Shkak i rënies së tij dyshohet të jetë një defekt elektrik, për pasojë të të cilit humbën jetën 11 gjimnaziste, një mësues dhe 22 të tjerë u plagosën.
Drejtori i konviktit, tre mësues dhe dy punonjës të tjerë u vunë nën pranga si pjesë e një hetimi për “neglizhencë” të mundshme.
Autoritetet vendosën një bllokadë të përkohshme për mediat në mbulimin e kësaj ngjarjeje, duke cituar shqetësimet për rendin publik dhe pengesat e mundshme të hetimit.
