Maqedoni

Dita e drurit, Maqedonia do të pyllëzohet me 2. 6 milionë fidanë

30.11.2016 12:06

Gjithsejtë 503 hektarë me mbi 2 milionë e 6 mijë fidanë do të pyllëzohen me aksionin e sotëm, të 17-të, "Dita e drurit - mbille ardhmërinë tënde"...

Siç informoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, aksioni do të zbatohet në 60 lokacione në 30 filiale komuna kadastrale, ndërsa për pyllëzim do të shfrytëzohen lloje të ndryshme të drunjve.

Me rastin e Ditës së drurit, sot është ditë jopune, përveç institucioneve shëndetësore. Kopshtet duhet të jenë me orarin e zakonshëm të punës. Data për punimin e kësaj dite do të përcaktohet plotësisht.

Aksioni "Dita e drurit - mbille ardhmërinë tënde" filloi në vitin 2008 dhe në katër vitet e para, deri në vitin 2011, mbahej në dy sezone, pranverë dhe vjeshtë. Në pesë vitet e fundit, ndërkaq, pyllëzimi bëhet vetëm në vjeshtë.

Në 16 aksionet e deritanishme janë pyllëzuar pothuajse 13 mijë hektarë me mbi 35 milionë fidanë. Më i mirë ishte efekti në vitin 2009, kur në dy aksione në pothuajse 4 mijë hektarë u mbollën mbi 7 milion e 900 mijë fidanë.