Maqedoni

“Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi”: Maqedonia ka nevojë për reforma urgjente

30.11.2016 12:59

Maqedonia duhet të vazhdojë rrugën e integrimeve dhe populli do të dijë ta vlerësojë këtë më 11 dhjetor...

Maqedonia duhet të vazhdojë rrugën e integrimeve dhe populli do të dijë ta vlerësojë këtë më 11 dhjetor, duke dënuar politikat aktuale të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, thanë nga “Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi” në tubimin e mbrëmshëm në Gazi Babë. Sipas tyre, Maqedonia urgjentisht duhet të kthejë demokracinë, progresin dhe stabilitetin.
 
““Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi” angazhohet për ndryshime sistemore. Fillimisht do të kërkohet përgjegjësi e kryeministrit dhe ministrave. “Sistemi imunologjik” duhet me automatizëm të funksionojë në rast se shkelet kushtetuta dhe ligjet, siç ishte keqpërdorimi i sistemeve për përgjime, shkelja e parimeve zgjedhore dhe vjedhja e popullit”,- u shpreh kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.
 
“Pse i duhej Maqedonisë një opsion i tretë politik? Pasi që dy opsionet e tjera i kemi parë, si në pozitë, por dhe në opozitë. Maqedonisë urgjentisht i duhet demokraci, paqe, rend, ndryshime, drejtësi, progres dhe stabilitet. Maqedonia duhet të qëndrojë në rrugën e integrimeve euroatlantike”,- theksoi bartësi i listës në njësinë e dytë zgjedhore nga KND, Jove Kekenovski.
 
“Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi” angazhohet për një njësi zgjedhore për votim me lista të hapura, hapjen e ndërmarrjeve të vogla dhe integrimin e Maqedonisë në katër vitet e ardhshme në NATO dhe BE, pa ndryshim të emrit kushtetues.
 
MERAL ISMAILI