“Dita e drurit - mbill ardhmërinë”, 2.6 milionë fidanë në të gjithë Maqedoninë

30.11.2016 14:56

Aksioni i 17 me radhë, “Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde”....

Aksioni i 17 me radhë, “Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde”, synon pyllëzimin e 503 hektarëve tokë me 2. 611.143 milionë fidanë. Aksioni është zbatuar në 60 lokacione.

Autoritetet premtojnë që vitin e ardhshëm do të mbillen 5 milionë drunj për të treguar përgjegjësinë për natyrën dhe ambientin. Aksionit ju bashkëngjit edhe Televizioni Publik, punonjësit e të cilit si tradicionalisht mbollën fidanë në oborrin e RTVM-së.

Fidanë të rinj u mbollën edhe në komunën e Çairit.

“I gjithë kabineti qeveritar është anekënd vendit për të mbjellë rrënjë dru për të shënuar Ditën e drurit”,- deklaroi ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi.

“Komuna e Çairit ka siguruar mbi 1500 rrënjë drunj, të cilat do të mbillen në disa lokacione”,- tha sekretari i komunës së Çairit, Rami Qerimi.

Qytetarët thonë se drunjtë janë mushkëritë e gjelbra të qyteteve dhe përshëndesin Ditën e drurit.

“Pa dru ajër nuk kemi, sa ka drunj edhe ajrin e mbron”,- theksoi një qytetar.

“Sigurisht, si nga ana e fesë edhe jetesës është shumë mirë ajo”,- u shpreh një qytetar.

“Duhet të mbjellim dru, pse jo”,- tha një qytetar.

“Duhet të mbjellim dru që të mos kemi ajër të ndotur”,- theksoi një qytetar.

Aksioni për herë të parë ka filluar në vitin 2008 dhe deri tani janë pyllëzuar rreth 13.000 hektarë me mbi 35 milionë fidanë. Viti më efektiv ishte viti 2009, ku në pothuajse 4.000 hektarë u mbollën mbi 7.900.000 fidanë. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)