Zgjedhjet e 11 dhjetorit, listat e votuesve me fotografi personale
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit....

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit do të ketë një risi në listat e votuesve për të garantuar që i tërë procesi zgjedhor të jetë tërësisht i besueshëm dhe demokratik, dhe që i njëjti të plotësojë të gjitha standardet ndërkombëtare.
Në listat e votuesve për këto zgjedhje, përveç emrit, mbiemrit, numrit amzë dhe datëlindjes do të ketë edhe fotografi të vetë votuesve.
Kjo do të garantojë mënjanimin e çfarëdo lloj parregullsie eventuale, apo votimi i një personi në vend të dikujt tjetër. Deri tani ka pasur disa mënyra për të garantuar se votuesit e kishin shfrytëzuar vetëm një herë të drejtën e tyre të votës.
Në ciklet e kaluara ky vërtetim bëhej përmes shënimit të gishtave të mëdhenj të dorës me bojë të padukshme ose me bojë të kaltër.
Vendosja e fotografive nga dokumentet e identifikimit përkrah emrit të secilit prej votuesve do të garantojë në maksimum të drejtën e votës dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor. (Leunora Kaliqi, TVM2)
