Maqedoni

Euroambasadori Samuel Zhbogar, takon shefin e shtabit zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri

30.11.2016 15:47

Shefi I Shtabit Qëndror Zgjedhor Bekim Neziri, u takua sot me Ambasadori Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar...

Sipas njoftimit të shërbimit për informim të BDI-së, Zhbogar është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e deritanishme të fushatës zgjedhore. 
 
“Ambasadori ishte i interesuar që të kemi një fushatë të qetë, një fushatë demokratike, një fushatë ku secili qytetatrë në mënyrë fer dhe demokratike, që në mënyrë të ligjshme të shpreh vullnetin e tij personal dhe ne garantuam ashtu siç ka rrjedhë fushata deri më tani, të vazhdojë edhe më tutje me një tempo të tillë të një fushate të qetë evropiane, fushatë e cila tregon qartë se kur BDI është pjesë e zgjedhjeve, ato patjetër që janë të qeta”, u shpreh Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri.
 
Sipas tij, në takim është sygjeruar që gjatë fushatës të përdoret sa më pak retorikë nacionaliste, pasi ajo  në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë do të ndikonte që zgjedhjet e 11 dhjetorit të eskalonin, skenar ky i cili nuk besojmë që të ndodh, deklaron Neziri pas takimit.