Ekonomi
LOEM: në dispozicion të kompanive vendore 24 miliard euro nga BE për projekte inovative
30.11.2016 15:54
Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë ka informuar kompanitë e vogla dhe të mesme të vendit se Bashkimi Europian...

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë ka informuar kompanitë e vogla dhe të mesme të vendit se Bashkimi Europian nëpërmjet Bankës Investuese Europiane për kompanitë e Ballkanit perëndimor ndan 24 miliard euro, të cilat mund të shfrytëzohen deri në vitin 2020.
Për të fituar mjete financiare nga ky fond, kompanitë vendore mund të aplikojnë me projekte inovative.
“Ajo çka është e rëndësishme për Maqedoninë dhe kompanitë e vendit tonë është ajo se në nivel regjional aktivitetet e Bankës Europiane Investuese po zgjerohen, me fokus tek kompanitë me projekte inovative. Janë vendosur dhe kategorizuar disa segmente për financim, si banka dhe ndërmjetësues financiarë, biznese të vogla dhe të mesme inovative, si dhe projekte të mëdha hulumtuese dhe projekte rinovuese të cilat dalin nga universitet dhe organizatat hulumtuese”,- deklaroi drejtor ekzekutiv i Lidhjes së Odave Ekonomike, Mitko Aleksov.
Banka Investuese Europiane deri tani për kompanitë vendore ka ndarë mjete në vlerë prej 350 milion euro.
Sipas vlerësimeve të Odes Ekonomike, shfrytëzimi i këtyre mjeteve është në nivel të volitshëm.
GAZMEND KURTISHI
