Maqedoni
Euroambasadori Samuel Zhbogar , takon shefin e shtabit zgjedhor të PDSH-së, Azem Sadiku
30.11.2016 16:17
Kryetari i shtabit zgjedhor të PDSH-së, Azem Sadiku priti sot në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Samuel Zhbogar...
Sipas shërbimit për informim të PDSH-së, në takim u bisedua për zhvillimet dhe ecurinë e procesit parazgjedhor si dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Sadiku në takim potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira dhe të besueshme.
Në anën tjetër ambasadori evropian mirëpriti përcaktimet e PDSH-së dhe shprehu pritjet e Brukselit për zhvillimin e një procesi të drejtë dhe të besueshëm zgjedhor, thuhet në kumtesën e PDSH-së.
