Maqedoni
Qytetarët presin koalicion qeveritarë BDI-VMRO
30.04.2014 18:35
Partitë politike fituese në dy blloqet etnike, BDI dhe VMRO-DPMNE, duhet të përbëjnë Qeverinë e re të Maqedonisë...

Partitë politike fituese në dy blloqet etnike, BDI dhe VMRO-DPMNE, duhet të përbëjnë Qeverinë e re të Maqedonisë.
Kështu vlerësojnë qytetarët e anketuar nga TVM2, duke shtuar më tej se tre hallkat kryesore të pushtetit duhet të përfaqësojnë interesin e popullit dhe atë mund ta bëjnë vetëm ata që janë mandatuar nga shumica e qytetarëve të vendit.
“Cilët janë më të mirët le të hyjnë në Qeveri, ata që kanë fituar mandatin patjetër të hyjnë në Qeveri, sepse e kanë shumicën e popullatës dhe popullata ju rri mbrapa”, theksoi një qytetarë shqiptarë.
“Realisht duhet të hyjnë në Qeveri ata të cilët kanë fituar mandatin nga qytetarët, kështu vlerësoj unë. Por gjithçka varet nga ajo se kë do të marrin këta në koalicion, por duhet të jenë ata që kanë fituar mandatin nga qytetarët”, u shpreh një qytetarë maqedonas.
“Ata që fituan mandatin, BDI në krye me Ali Ahmetin”, potencoi një qytetarë shqiptarë.
“Në Qeveri duhet të hyjnë ata që e kanë fituar mandatin, që të jetë përfaqësimi legjitim duhet të respektohet edhe legaliteti edhe legjitimiteti”, tha një tjetër qytetarë shqiptarë.
Qytetarët e anketuar në fakt konfirmojnë qëndrimin e prezantuar edhe nëpërmjet votës së 27 prillit, kur fitues i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në bllokun shqiptar doli BDI me 19 deputet dhe VMRO-DPMNE në bllokun maqedonas, e cila fitoi 61 mandate deputetësh.
SANIJE KASAMI
